|
Klubi Fudbollistik "JEHONA" F.Pershefce Klubi futbollistik "Jehona" ne Pershefce, ne rradhet e veta tubon te rinjte me te talentuar te kesaj discipline me te popullarizuar sportive. Pas nje pauze mbi njevjecare, ai prej fillimit te prillit serish u riaktivizua dhe ne kete drejtim zhvillon aktivitete te shumta dhe intenzive. Lidhur me keto ceshtje dhe me problemet tjera me te cilat ballafaqohet Klubi, zhvilluam nje bisede me z. Alit Dearin, trajner i pare, i cili tete qenien dhe jeten e tij ia kushtoi sportit komunal ne pergjithsi, e ne rradhe te pare futbollit, duke filluar si junior e senior i ekipeve te ndryshme sportive, e me vone si ekspert dhe punetore i palodhshem dhe i dalluar sportiv. Bashkebiseduesi i yne qe ne fillim e prezentoi historikun e shkurter te Klubit Futbollistik "Jehona ne Pershefce i cili eshte themeluar ne vitin 1996, me angazhimin e punetoreve tane sportiv dhe te te rinjeve tane entuziaste dhe dashamire te shumte te futbollit. Prej themelimit te tij, pas nje vit garash ne ligen Nderkomunale Tetove e zuri vendin e pare, para KF "Tearces", "Vellazerimi", etj. dhe keshtu arriti te drejten per kualifikime ne garat e metutjeshme. Ne garat kualifikuese e mundi Klubin Futbollistik "Liria" nga Fshati Zheline. Ne kete nivel garash, edhe pse arriten rezultate solide, moren pjese vetem nje gjysem sezoni. Pershkak te rrethanave te krijuara politike gjendjes se luftes, klubi qe i detyruar t'i nderpreje te gjitha aktivitetet, prandaj edhe te hjeke dore prej garave te metutjeshme nga Liga e fshatrave te Tetoves. Kjo pauze zgjati gati dy vite. Megjithate nuk u nderprene te gjitha aktivitete sportive. Punetoret sportiv dhe rinia, edhe ne keto kushte te renda kishin deshire dhe nevoje per kalimin e kohes duke u marre me sport. Prandaj gjeten forma perkatese duke organizuar turne ne futboll te vogel neper bashkesite lokale te fshatit, e ne rradhe te pare nepermjet turneut tradicional "1 Maj" i cili organizohet cdo vit ne fshatin Bogovine te Tetoves
z. Alit Deari thot se kemi rini te shkelqyeshme me prirje dhe talent te madhe per futboll, te cilet me angazhim dhe lojen e tyre kontribuan shume ne rezultatet e arritura te Klubit, e ne kete drejtim i vecoi Fatmir Imerin, veteran i klubit, si dhe te rinjte tjere Agron Memedin, Sefedin Rexhepin, Xhengis Rexhepin, Arijan Isakun, etj. Te gjitha keta, pershkak te gjendjes se luftes u detyruan ta leshojne karieren sportive e vazhduan ne klubet e rangjeve te ndryshme te vendeve tjera, ndersa pas luftes, nje numer i tyre jane anetare standard te klubeve kosovare. Ky klub, aktivitetin e vet e rifilloi me 10 prill te vitit 2001 nen udheheqjen e Daut Shasivarit. Bashkebiseduesi yne e potencon se ne fillim ishte mjaft veshtire, mirepo ne nderkohe lojtaret iu adaptuan kushteve te reja te punes.
Ne fund, z. Alit Deari thot se ky ekip premton per nje te ardhshme shume te mire, kuptohet me punen dhe angazhim te udheheqesise se klubit dhe te vete lojtareve. Lojtaret jane mjafte te rinje, prej moshes 15-22 vjecar. Ka plane qe brenda vitit te organizohet nje turne neper Tetove.
|
K.F. "JEHONA"
|
K.F. "JEHONA" --- 1998 ---
|
|
K.F. "JEHONA" ---1999---
|
|
K.F.JEHONA ---2000---
|
|
K.F. "JEHONA" K.F. "JEHONA"---K.F. "TEARCA ( 2-1 )
|
|
K.F. "JEHONA" ---Adhuruesit e Rri Te K.F "Jehona"
|
Bukureshti - Qyteti Organizator i Ndeshjes Se Boksit Lewis-Tyson Kryeqyteti i Rumanise, Bukuresht, mund te jete vendtakimi i mundshem per ndeshjen e boksit te peshes super te rende mes Lennox Lewis dhe Mike Tyson, qe eshte planifikuar te zhvillohet ne fund te ktij viti.Kryeqyteti i Rumanise, Bukuresht, mund te jete vendtakimi i mundshem per ndeshjen e boksit te peshes super te rende mes Lennox Lewis dhe Mike Tyson, qe eshte planifikuar te zhvillohet ne fund te ketij viti. "Vendi i takimit per kete ndeshje mund te jete Bukureshti", u deklaroi gazetareve Eugen Dunca, pronar i agjencise "X-treme Sport Promotions". "Brenda 48 oresh, ne jemi ne gjendje te veme si garanci 17,5 milione dollare, qe do te na mundesojne qenien fitues te organizimit te ndeshjes", shtoi ai. Dunca theksoi se shuma e vene ne dispozicion ishte me e larte se sa ofertat e bera nga rreth 20 qytete ne te gjithe boten. Ndermjet shume vendeve qe kane treguar interes per kete ndeshje, qe do te siguronte qindra milione dollare per qytetin organizator jane Manila, Johanesburgu, Kopenhaga dhe Bejruti, edhe pse stafi i Tyson ka deklaruar se takimi do te zhvillohet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. "Besoj se ne do ta fitojme betejen me keto qytete... Une i frikesohem vetem ofertes amerikane", deklaroi Dunca.
|
K.F. "JEHONA" Blerimi Dhe Besimi
|
|
Kualifikimet ne futboll per EURO 2004 qe do te mbahen ne Portugali Grupi 1
Franca
Sllovenia
Izraeli
Qipro
Malta
Grupi 2
Rumunia
Danimarka
Norvegjia
Bosnja dhe Hercegovina
Luxemburgu
Grupi 3
Republika Ceke
Holanda
Austria
Bellorusia
Moldavia
Grupi 4
Suedia
Polonia
Hungaria
Lituania
San Marino
Grupi 5
Gjermania
Skocia
Islanda
Lituania
Ishujt Faroe
Grupi 6
Spanja
Ukraina
Greqia
Irlanda Veriore
Armenia
Grupi 7
Turqia
Anglia
Slovakia
IRJ Maqedonise
Lihtejnshtajni
Grupi 8
Belgjika
Kroacia
Bullgaria
Estonia
Andora
Grupi 9
Italia
Jugosllavia
Finlanda
Uellsi
Azebejxhani
Grupi 10
Republika e Irlandes
Rusia
Zvicrra
Gjeorgjia
Shqiperia
Pergatiti: Bujar Esati (((...bullo...)))
|
|