Te Folura

Home | Foto | Pershefca | Dashuria Forum | Chat | Sport | Humor | Histori | Libri i Mysafireve | Horoskopi | Lajme | Kulture | Shendeti | Informatik | Te Folura | Shoqeri | Seksiologjia

Majmunet ndoshta do te flasin nje dite
Tre antare te familjes se majmuneve te medhenj kane ne tru tipare vendimtare qe kane te bejne me te foluren, te cilat me pare ishte menduar se haseshin vetem tek njerezit.
Kete e kane zbuluar studiuesit Claudio Cantalupo dhe William Hopkins te universitetit Emory dhe atij shtetror te Georgia-s (Xhorxhja), SHBA, te cilet kryen disa keqyrje te trurit te shimpazeve, bonobosve dhe gorillave, duke marre pamje te tij nepermjet metodes se rezonances magnetike, MRI.
Ky zbulim mund te tregoje se zhvillimi i strukturave te trurit qe kane te bejne me te foluren filloi perpara se stergjysherit e njerezve dhe te majmuneve te ndaheshin nga njeri-tjetri.
Ajo pjese e trurit qe njihet si hapesira 44 e Brodmann-it eshte vendimtare per te bere te mundur nxjerrjen e fjaleve dhe eshte me e gjere ne hemisferen e majte te trurit se ne te djathten. Studiuesit kishin vene re se edhe majmunet kishin nje strukture te ngjashme, por si qe dime nuk mund te flasin.
Ata kishin vene re se majmunet e medhenj qe kishin kapur kishin prirje per te bere gjeste me doren e djathte, sidomos kur nxirrnin njefare zhurme zanore.
Sipas tyre kur stergjysherit e njerezve dhe te majmuneve te medhenj mesuan te hungeronin dhe te benin me gjeste, pjesa e majte e hapesires 44 u zgjerua.
Murmerimi dhe berja me gjeste me vone u kthye ne gjuhe tek njerezit, por jo tek majmunet, nga sa duket.

Pergatiti:Bujar Esati
Ve re! Respekto punen tone ! Mos perdor shkrimet e kesaj reviste pa lejen tone dhe pa vene ne dukje se puna e kujt eshte !


Aftesia ne te folur
Sipas psikologjise se evolucionit njerezit terhiqen drejt nje partneri me cilesi te larta folese. Ka nje sere faktoresh te cilet ndikojne mbi femrat dhe meshkujt kur ata kerkojne nje partner te perhershem. Nje nga faktoret me te rendesishem eshte menyra sesi ata paraqesin vetveten gojarisht, ndersa faktoret te tjere perfshine, paraqitjen fizike dhe sensin e humorit. Psiklologu Geofri Miller, autor i librit "Shoku i mendjes" ka qene duke bere kerkime qe te gjente pse aftesite ne te folur jane kaq te rendesishme ne kete rast. Perfundimi i studimeve te tij ishte se faktoret kryesore te terheqjes tek njerezit, femra dhe meshkuj, jane aftesite per te folur, si perdorimi i rregullt i gramatikes ashtu edhe aftesia per te perdorur fjale te pazakonshme ne gjuhen e perditshme. Dr. Miller gjithashtu vuri re se ndersa paraqitja e mire e jashtme mund te jete nje tregues i nje shendeti te mire dhe si rrjedhim nje mundesi per femije te shendetshem, aftesite per te folur jane nje nga treguesit me te mire te inteligjences, dhe si rrjedhim jane nje tregues shume i mire i aftesise per te qene nje prind i mire. Kerkime te tjera kane treguar se burrat terhiqen nga femra me gjuhe te pasur.
E folura - pasoje e nje mutacioni tek nje paraardhes i yni
30 mars 2000 Sipas nje teorie te re kundervenese te atyre te meparshme sugjerohet qe fuqia e te folures dhe gjuha jane rrjedhoje e nje mutacioni te vetem ne trurin e nje burri qe ka jetuar para dhjetra mijra vjetesh. Kjo eshte teoria e profesor Tim Crow, nje psikiatri te Universitetit Oxford ne Britanine e Madhe sipas te ciles nje individ i vetem mund te kete lindur me nje mutacion (shmangieje nga e zakonshmja) te kromozomeve Y (ypsylon) - lidhje e DNA-se ne qeliza qe haset vetem tek burrat. Kjo shmangie mund te kete shkaktuar nje sere ndryshimesh te tjera biokimike qe shkaktoi ndarjen e detyrave te dy gjysmave te trurit dhe krijimin e fuqise se te folurit. Kjo teori mund te testohet me metoda moderne te hetimit te gjeneve. Mendohet qe Homo sapiens (njeriu i vetedijshmem) nisi te shfaqej ne Afrike rreth 150 000 vjet me pare dhe pjesa me e madhe e antropoligjistР»ve jane te mendimit se nje forme te folure duhet te kete pasur patjejter rreth 30 000 vjet me pare. Por nuk dihet me saktesi se kur dhe si u krijua kjo aftesi tek njeriu. Forma e sterholluar e komunikimit dhe organizimit qe rrodhi prej te folures mund t'i kete dhene Homos sapiensit nje perparesi vendimtare mbi rivalet e tij.
Kundervenie
Por profesor Chris Stringer i cili punon ne departamentin e Paleontologjise ne Muzeun e Historise Natyrore ne B. Madhe eshte i mendimit qe e folura nuk ka qene nje shmangie por dicka qe eshte krijuar ne menyre te shkallezuar gjate nje periudhe te gjate kohe. Ai merr si shembull njeriun Neandertal qe nuk eshte i nje familjeje me njeriun Homo sapiens por prapeseprape disa mendojne se edhe ai njeri ka pasur zhvilluar njefare gjuhe. Persa i perket mutacionit ai mendon se ato qe mutacioni ne tru u ka lene njerezve jane semundje si ajo e skicofrenise dhe depresionit , gjendje te cilat prishin aftesine e trurit per te perdorur gjuhen prandaj duhet te prekin pikerisht kete sektor.














Ju Falemenderojme Per Viziten!!

Pergatiti: Bujar Esati (((...bullo...)))