Familja
|
Ciftet te cilet kishin folur ne nje menyre te permbajtur mbi konfliktet ishin akoma bashke
|
Familja - nje vater e ngrohte Familja eshte rrjeti me i fuqishem marredheniesh njerezore qe mund tu keshillohet njerezve te zgjedhin. Ky rrjet eshte ne gjendje te sherbeje si nje mburoje duke mbuluar antaret e tij dhe ofruar atyre nje strehe te sigurte. Por po ky rrjet, nepermjet detyrimeve, kritikave, ndalimeve, eshte ne gjendje edhe te te mbaje te mberthyer ne kthetrat e tij apo te te kufizoje mundesite gjate nje jete te tere.
Ne nje shoqeri anonime dhe te brishte si ajo e vendeve ne perendim mbizoteron nje deshir e zjarrte per te pasur nje vater te ngrohte. Por familja eshte nje detyre qe zgjat tere jetes dhe qe kerkon shume pune, perkushtim dhe sakrifice - dicka qe shume vete shpesh e harrojne. Keshtu ne vendet industriale perendimore nje ne tre martesa perfundon ne ndarje. Kjo per arsye se ngarkesa psiqike dhe shoqerore arrin ne ate pike qe nuk mund te mbahet me dhe marredhenia shthuret.
Ata qe vuajne me teper nga kjo shthurje jane femijet, antaret me te pafuqishem te zinxhirit familjar. Keta shfrytezohen shpesh nga njeri prej prinderve i cili i terheq ne krahun e tij, ose luajne rolin e ndermjetsuesit. Keshtu zhvillimi i tyre psiqik apo emocional vihet ne rrezik - dicka qe do ti ndjeke ata me vone nga pas gjate tere jetes.
Fuqia e familjes eshte e madhe: asnje nuk mundet te shkeputet prej saj. Ajo eshte si nje rrjet i padukshem ne te cilin secili eshte i lidhur me fije te padukshme me secilin.
Ajo eshte ne gjendje edhe te shkaterroje njerez, por kur arrin te krijoje nje ballance midis qendrimit me prane apo me larg midis antareve te saj, familja mund te jete edhe nje vater e sigurte qe u jep antareve te saj strehe dhe ngrohtesi.
|
Zenkat e medha rrisin gjasen e ndarjes. Zenkat e medha midis bashkeshorteve gjate viteve te para te marteses zmadhojne shansin e ndarjes. Ky ishte rezultati i nje kerkimi te zhvilluar ne Universitetin e Shtetit Ohio (Ohajo) ne SHBA. Sasia e madhe e hormoneve te stresit te cilat prodhohen gjate kohes se konflikteve bashkeshortore, luajne nje rrol vendimtar mbi ndarjen apo vazhdimin e nje jete te perbashket.
Zonja Dr. Janice Kiecolt –Glaser nismetarja e ketij kerkimi, zgjodhi ne vitin 1991 nentedhjete cifte te sapo martuara per te marre pjese ne kerkimin e saj. Gjate disa takimeve me zonjen Dr. Janicл Kiecolt- Glaser keto cifte te reja paten rastin te bisedonin mbi konfliktet e tyre. Gjate bisedave vazhdimisht atyre u matej sasia e hormoneve te stresit ne gjak. Dhjete vjet me vone keto cifte u lajmeruan perseri per te vazhduar kerkimin e filluar ne vitin 1991. Kete here per te pare se sa prej ketyre cifteve ishin ndare dhe sa ishin akoma bashke.
Kerkuesja Dr. Janice Kiecolt- Glaser pa qe tek femrat ku 10 vjet me pare gjate konflikteve bashkeshortore ishte konstatuar te kishin dy here me shume hormone stresi ne gjak, te ishin ndare nga bashkeshorti. Gjithashtu tek burrat dhe femrat ku gjate kerkimit te pare ishin konstatuar me teper se sa 34 perqind adrenaline ne gjak gjate konflikteve, ishin ndare nga bashkeshort-i/ja. Ciftet te cilet kishin folur qetesisht dhe ne nje menyre te permbajtur mbi konfliktet dhe irritimet ndaj njeri- tjetrit ishin akoma bashke.
|
Vijne meshkujt nga Marsi dhe femrat nga Aferdita?
|
Revolucionaret e klases se mesme
|
Rrespekti dhe mirekuptimi midis partnereve jane celesi per te permiresuar lidhjen midis mashkullit dhe femres. Keshtu shkruan terapisti i lidhjeve njerezore John Gray ne librin e tij me emer "Meshkujt vijne nga Marsi, femrat nga Aferdita".
Ne te vertete eshte shume e lehte. Meshkujt dhe femrat kane harruar qe jane shume te ndryshem nga njeri-tjetri. Meshkujt presin qe femrat te reagojne si "meshkujt" ne situata te ndryshme dhe femrat mendojne te kunderten. Sipas shkrimtarit hapi i pare per te permiresuar nje lidhje esht mirekuptimi dhe pranimi i qenies ndryshe nga partneri. Nese arrijme ne kete pike do te shohim se i kemi krijuar vetvetes qetesi dhe hapesire per dashuri.
Sipas zotit John Gray zenkat mund te menjanohen nese ne rastin e grindjeve komunikohet me sa me shume respekt dhe dashuri. Mundohuni te qendroni sa me objektiv kundrejt pikepamjes se partnerit dhe te jeni sa me elastik. Mendoni qe ne rastet e shumta ne nje grindje me teper ka rendesi menyra se si i drejtoheni partnerit (psh. duke bertitur apo duke folur me ngadale) pasi kjo te lendon me teper ne nje grindje sesa ato cfare ju i thoni ne ato caste partnerit. Francezet e kane nje shprehje te tyre: "Eshte toni ai qe ben muzikР»n".
Disa keshilla te cilat femrat duhet ti ken parasysh jane:
--Kur krijohet nje ferkim midis teje dhe partnerit, mos reago menjehere duke e refuzuar ate cfare parashtron partneri
--Ne nje situate konflikti pyetni veten: per cfare do te kishte partneri tani nevoje? Dhe si mund te ja ofroni atij kete gje?
--Lereni mashkullin perhere te dije qe ju e vleresoni ate dhe punen qe ben ne menyre qe te ndjeje perkrahjen tuaj
--Mesohu te kerkosh perkrahjen apo ndihme nga partneri (mashkulli)
--Mundohu te pranosh ate qe qe kur ai eshte pak i merzitur apo nuk ndjehet mire ka nevoje per te mbajtur pak largesi dhe nuk eshte mire qe ne nje moment te tille te rrish duke e marre ne pyetje
--Nese partneri hesht per nje kohe mos mendo menjehere qe ai nuk te don me
--Eshte mire qe mos ti kerkosh gjera me nje ton urdherues por mundohu te jesh sa me e drejtperdrejt dhe te argumentosh pse do te ishte mire qe ai te bente dicka
Disa keshilla te cilat meshkujt duhet ti kene parasysh jane:
--Mundohu te kuptosh qe nje femer ka shume nevoje per t'i shprehur ndjenja dashurie, dhe mundohu t'ia japesh asaj keto qe ka nevoje.
--Meso te degjosh partneren (pa u nervozuar menjehere)
--Ne nje situate konflikti pyete veten: per cfar do te kishte partnerja tani nevoje? Dhe si mund te ja ofrosh asaj kete gje?
--Ne rast zenke merri pikpamjet qe ajo parashtron sa me seriozisht
--Kur ajo fillon te shprehe ndjenjat dhe te ankohet mos mendo menjehere qe 'po ma hedh fajin mua'
--Mundohu ta perkrahesh ate kur ajo fillon te shprehi ndjenjat e saj
--Pyete partneren rregullisht nР»se ka nevojР» pР»r ndihmР» prej teje.
|
Demonstrata te dhunshme kane gjetur vend me rastet e mbledhjeve te vendeve te BE-se si ne Goteborg te Suedise apo ne Gjenove te Italise. Qellimet i ketyre demostratave jane kuptuar ne menyra te ndryshme nga njerez e medie te ndryshme si p.sh. shprehje e zemerimit te popullit mbi varferine dhe liberalizmin e ri ne Europe, mosarritjen nga ana e BE-se per tТ‘u treguar e hapur, ndryshimin gjithnje e me ne rritje midis klasave, segragacionin, Marreveshjen e Schengen-it apo vleresimin e kapitalit me teper se te njerezve. Mirepo profesori Eckhard Jesse prane universitetit Chemnitz ne Gjermani perkundrazi flet mbi "nje dukuri te mireqenies". Ai ka studiuar per nje kohe te gjate ekstremistet dhe dhunen e tyre. Midis librave te ndryshme ai ka shkruar edhe librin "Ekstremizmi dhe demokracia", ku analizohet dhuna e grupeve ekstremiste.
Ai thote: "Ekstremizmi majtist nuk rrjedh nga probleme shoqerore. Veprimtaret vijne nga shtresa e larte e shoqerise. Ata u kundervihen shfrytezimit te njerezve, por vete i perkasin atyre grupeve te privilegjuara te cilat perfitojne nga sistemi i tanishem."
Jesse pershkruan perfaqesuesin tipik te atyre majtisteve te pavarur qe hedhin gura si nje i ri i moshes 20-25 vjeР·, i rritur ne nje mjedis te klases se mesme. Sipas tij keta jane pikerisht ata njerez qe i kane pasur qyl te gjitha te mirat. Keta reagojne me egersi dhe mllef.
Ne ndryshim nga ekstremistet gjermane te se djathtes - qe sipas Jesse perbehen kryesisht nga "te humburit e modernizmit"; te rinj te shkolluar keq qe vijne nga klasa puntore - gjermanet e pavarur te se majtes jane te shkolluar mire.
Shume prej veprimtareve luftarake studiojne ne universitet. Atje takojne njerez te ngjashem me vetveten dhe ngrejne rrjete rreth disa fjaleve te thjeshta si "poshte fashizmi" dhe "te shkaterrojme kapitalizmin". Ne jeten e perditshme keta jane te sjellshem dhe te perkujdesshem ndersa ne kohen e lire planifikojne dhe marrin pjese ne demonstrata te dhushme.
Jesse i quan keta "Feierabend-Terroristen" (terroriste te kohes se lire). Megjithese levizjet e pavarura kane tronditur shume mbledhje te rendesishme vitin e fundit, Jesse nuk mendon se kjo gje perben ndonje kanosje per demokracine. "Atyre u mungon nje organizate dhe nuk kane pikesynime te qarta."
Mbas disa vjetesh rrugeve, pjesa me e madhe e ekstremisteve majtiste gjermane largohen prej levizjes se tyre diku nga fundi i te njezetave. Jesse nuk e di se Р·fare behet me keta.
Ne Suedi, pjesa me e madhe e ekstremisteve majtiste kthehen mbrapsh neper universitete.
Keshtu pas disa vjetesh egersie te verber kunder klases se tyre, keta revolucionare te shtire kthehen perseri tek klasa prej se ciles rrjedhin.
Jesse thote se shume prej tyre piqen.
Njeriu mund te genjeje vetne per nje fare kohe - por jo tere jetes.
Marksi ka thene: "Interesi vetjak nuk genjen kurre".
|
|
|
Pergatiti: Bujar Esati (((...bullo...)))
|
|
|